Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zgjedhur të mos komentojë draftin e dërguar nga kryeministri Rama për Asociacionin. Teksa merrte pjesë në ceremoninë e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kosovë, Begaj u pyet nga gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami, nëse kreu i shtetit e përkrah apo jo “planin” e Ramës, ndërsa “Gëzuar festën”-ishte përgjigjja e tij.