Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Kamëz ka përmendur primaret e Partisë Demokratike. Ai u shpreh se të gjithë ata që u larguan nga listat e primareve janë “ngrënë nga bufi i kënetës”. Rama tha se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, teksa theksoi se nuk do t’i tregojë opozitës se si mund të rregullojnë partinë e tyre.