Flakët në Pishporo të Fierit vazhdojnë të përhapen, të favorizuara nga era, ndërkohë që është kërkuar ndërhyrje nga ajri. Sipas shefit të shërbimit zjarrfikëse të bashkisë Fier, Zija Hyka, për shkak të nxehtësisë të shkaktuar nga vatrat, është e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit.