Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar ashpër për situatën në Spaç, duke e quajtur të papranueshme trajtimin që po u bëhet minatorëve. Ajo theksoi se punëtorët që rrezikojnë jetën çdo ditë nuk mund të shpërfillen dhe kërkoi ndërhyrje urgjente për të garantuar dinjitetin dhe të drejtat e tyre.