Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se SHBA-të kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë së Kosovës. “Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, thuhet në komunikatën e së enjtes.