Afërdita Elezi nga fshati Shelcan i Elbasan çdo natë fle me frikën se banesa mund t’i shembet. Ajo jeton e vetme pas vdekjes së bashkëshortit dhe sot më shumë se kurrë ndjen nevojën e fëmijëve që Zoti s’ia fali kurrë. Banesa e vjetër, e dëmtuar edhe nga tërmeti mezi mbahet në këmbë, por 72-vjeçarja, përveçse lyp ndihmë nuk ka asnjë mundësi tjetër jetese.