Deputeti demokrat Luan Baçi tha sot në Parlament se seanca nuk mund të drejtohej prej Ermonela Felajt, e cila shtoi se duhet të ishte dorëhequr. Ai e akuzoi Felajn se e ka mbushur prokurorinë e Tiranës me familjarë të saj, por në replikë socialistja u shpreh se atë dhe familjarët e saj i ka çuar shkolla në pozitat ku janë dhe jo partia.