Top Channel/ “E kam mbajtur me lekë e bukë”, zbardhet dëshmia e autorit që eliminoi Alfred Dedjan
03/12/2024 20:46

Julian Gjoshi, autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq, ka pohuar para grupit hetimor se krimin e kreu pasi ndihej i ofenduar nga viktima. “Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te Golden, pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve”, tha 27-vjeçari. Gjoshi është vetdorëzuar një ditë më parë në polici pas më shumë se 24 orësh në arrati. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në një lokal në fshatin Ndroq në Tiranë, kur 26-vjeçari u fut në ambientet ku viktima po drekonte me miq, dhe pasi ky i fundit u ngrit në këmbë për ta takuar, i riu e qëlloi me disa plumba. Pas ngjarjes, ai është arratisur nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij “ML”, por sipas policisë pasi janë bërë bllokimet e pikave të kalimit dhe pamundësia për të qëndruar i fshehur, është dorëzuar sot. Ende nuk dihen arsyet se përse i riu kreu vrasjen, ndërsa dyshime hidhen për prishje pazaresh droge, dhe se ata ishin miq më herët.

Top News- Kultivuan kanabis/ Arrestohen 3 anëtarë të një familjeje në Malësi të Madhe
01/04 14:22
Top News – Seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj. Avokati Ndreca-S’po i jepet mundësia për t’u mbrojtur
01/04 14:21
Top Channel/ Berisha mbledh grupin parlamentar, porosi deputetëve: Bëni anëtarësime të reja
01/04 14:07
Top Channel/ Ministre e Arsimit, Kumbaro: Është një angazhim jo vetëm ligjor, por edhe…
01/04 14:06
Top Channel/ Ministër i Bujqësisë: Karburanti është një koncept që është dhënë nëpërmjet një…
01/04 13:56
Top Channel/ Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë: OSHEE është në fazën e shpalljes së…
01/04 13:47
Top Channel/ Ministrja Ibrahimi: Siguria kibernetike është aty, është në monitorim
01/04 13:36
Top Channel / “Reforma Territoriale”, ministri Demo: Ne duhet të ecim përpara, nuk ka një qëndrim
01/04 13:35
Top Channel/“Sulmet kibernetike” Ministrja e Ekonomisë, Ibrahimi: Për ne është e rëndësishme të mos…
01/04 13:33
Top News – Mungesat e barnave te Onkologjiku / PL: Pacientët, të dënuar me vdekje prej korrupsionit
01/04 13:20
Top Channel/ I dënuar me burg për trafik droge, kapet 51-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia
01/04 13:19
Top Channel/ Shtyhet seanca për Veliajn, avokati Ndreca: Nuk po i jepet e mundësia për t’u mbrojtur
01/04 13:19
Top Channel/ Ambicia për të kandiduar për Tiranën, Braçe nga GJKKO: Nuk komentoj prokurorët por…
01/04 13:19
Top News – Braçe në SPAK për padinë e shpifjes. Pyetet për Veliajn: Politika nuk duhet të komentojë
01/04 13:04
Top News – Kosto rritet, votuesit pakësohen. KQZ raport në Kuvend me 15 rekomandime për deputetët
01/04 12:57
Top Channel/ Reshje dëbore në Elbasan, ngrica gjatë natës dhe ndërprerje të energjisë në disa zona
01/04 12:43
Top Channel/ Teatri Kombëtar me projekt rajonal, projekti SEEDS synon bashkëpunim rajonal
01/04 12:29
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Netanyahu: Lufta me Iranin vazhdon. Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 12:17