Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës, ku sipas tyre qeveria ka kapur drejtësinë. Nga Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste, Rama tha se ‘një forcë, një qeveri, një kryeministër që do të kapë drejtësinë, e kap që të mos i kapin askënd’. Nisur nga kjo aksiomë, Rama implikon se akuzat e opozitës mbi qeverinë aktuale dhe Partinë Socialiste janë të pavërteta, pasi drejtësia këto kohë ka goditur vetëm majtas.