Mbrëmë ka pasur një defekt të rëndë dhe janë dëmtuar tre panele të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në stacionin e pompimit në Dobraç. Për shkak të luhatjeve të mëdha të tensionit gjatë natës janë djegur panelet, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në stacionin e pompimit, duke ndërprerë furnizimin me ujë për më shumë se 120 mijë banorë në qytetin e Shkodrës. Që në orën 3 të mëngjesit, ekipet teknike po punojnë për riparimin e defektit.