Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Karen Donfried preferoi të eci në këmbë drejt kryeministrisë përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit. E shoqëruar nga i dërguari special i DASH për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar dhe ambasadorja Yuri Kim, ecën po të njëjtën rrugë nga ku nesër delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD do ti drejtohen pallatit të kongreseve, për të avancuar marrjen e timonit të PD nga Sali Berisha, i cili prej Majit 2021 është shpallur ‘Non Grata’ nga Antony Blinken shefi i Karen Donfried.