Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali, i cilësoi si shpifje dhe mashtrime akuzat e opozitës për dokumentarin e publikuar në RAI-3 për Shqipërinë, teksa nuk i kurseu ironitë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali tha se mostransmetimi nga RAI i dokumentarit për marrëveshjen për emigrantët dje, krijoi shqetësim tek disa segmente politike në Tiranë, por e vërteta është ndryshe, teksa shprehu solidaritet me drejtorin e emisionit.