Emanuel Macron, presidenti i Francës, është sot në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, e para vizitë zyrtare e një presidenti të Francës në historinë e Shqipërisë. Ceremonia e parë ishte për vlerësimin e urave të miqësisë që lidh dy vendet më përfaqësuesin më të spikatur, Ismail Kadarenë, të cilit iu dha zyrtarisht medalja e Oficer i lartë i Legjionit të Nderit.