Nusja e xhaxhait të Gledis Mukës ka folur për Top Channel pas ngjarjes që ka tronditur familjen e tyre. Ajo tha se kërkojnë drejtësi për djalin e tyre. Ndër të tjera ajo tha se 36-vjeçari punonte prej një viti në lokalin e Shyqo Kalemit, i cili dyshohet se ishte objektivi atentatit.