Top Channel ka siguruar pamjet e automjetit tip “Audi”, që u gjet mes flakëve në Sherishtë dhe dyshohet të jetë e autorëve të vrasjes së 38-vjeçarit Delon Troqe. “Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e dhënë nga polica.