Pas festes së Kurban Bajramit dhe rritjes së temperaturave numri i pushuesve në Lezhë është rritur ndjeshëm, kjo duket edhe nga fluksi i lartë i makinave në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Gjithashtu fluks të lartë ka dhe në rrugët e qytetit apo dhe aksin rrugor që lidh Lezhën me Shkodrën. Gjatë ditëve të fundit ka pasur një fluks më të shtuar sidomos të emigranteve apo pushuesve nga Kosova.