Hyrja në fuqi e vendimit për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës është pasuar nga një bum kërkesash për pasaporta. Që nga data 3 janar, rreth 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Republikës së Kosovës, shifër kjo e konsideruar si mjaft e lartë për Agjencinë e Regjistrimit Civil, e cila thotë se po punon në kushte të jashtëzakonshme.