Këto ditë të fundvitit Pika e Kalimit Kufitarë në Morin po ndeshet me fluks të lartë lëvizje. Vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë në këtë pikë 25 mijë shtetas. Në hyrje janë përpunuar të dhënat e 9573 shtetas me 3719 automjete. Ndërsa në dalje 15495 shtetas me 4787 automjete.