Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është trazuar qetësia e të pandëshkueshmëve . Një gjykatë e cila ka miratuar hetimet intensive të SPAK, ka shpallur dhjetëra vendime fajësie ndaj njerëzve të botës së krimit dhe ndaj të korruptuarve. Një gjykatë tek e cila sytë e publikut kanë pritshmëri kryesisht ndaj të korruptuarve dhe ku sakaq po shqyrtohen dosje të tjera me interes të lartë.