Kryedemokrati Sali Berisha uroj pashkën nga kisha ortodokse në Kavajë. Shpalosi dy premtime për komunitetet fetare në vendin tonë nëse shqiptarët do ta votojnë në 11 Maj. SALI BERISHA-Së pari do të dyfishojmë fondin që kemi për komunitetet fetare, fondin buxhetor. Ne e patëm vendosur në atë kohë në buxhet një fond për komunitetet fetare dhe këtë fond e ndanin vetë në komitetin e tyre.