Buxheti i vitit 2026 me 16.3 miliardë lekë mbështetje të shtuar për bujqësinë, ishte tematika e diskutimit të kryeministrit Edi Rama me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit . Teksa solli në vëmëndje zhvillimin gjatë tre mandateve të fundit, Rama tha se është përmbysur raporti eksport-import dhe se për skemën kombëtare buxheti është dyfishuar.