Mbrëmjen e së mërkurës dy tërmete me magnitudë deri në 4 ballë u regjistruan në rajonin e Korçë duke shkaktuar frikë dhe panik. Sipas të dhënave fatmirësisht nuk u raportuan dëme materiale apo persona të lënduar. Lëkundjet me epiqendër në Devoll u ndjenë edhe në qytetin e Korçës duke alarmuar banorët për pasgoditje të mundshme.