Edhe pse jemi në fund të sezonit turistik duket se Lezha nuk gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Një konflikt i çastit mes disa të rinjve mbrëmjen e djeshme çoi edhe në plagosjen e 2 prej tyre, përkatësisht Albert Gjinaj dhe Gentian Nikolli, ku ky i fundit ka marrë më tepër lëndime. Të dy të rinjtë janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku kanë marrë edhe ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.