Një i ri ka mbetur i plagosur në fshatin Nderlysaj, në Theth. Ngjarja ka ndodhur 20.00 të së enjtes, ku pas një përleshje është plagosur lehtë me thikë një banor vendas. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit, ndërsa i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë po dërgohet për në spital, jashtë rrezikut për jetën.