Top Channel/ Dy raporte për “Ballukun”! PS dhe PD do votojnë më 5 mars
23/02/2026 19:39

Partia Socialiste po shkon drejt refuzimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për të marrë autorizimin në Kuvend për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Megjithëse kanë deklaruar, se raportin e tyre do ta paraqesin në seancë, të majtët kanë deklaruar se pezullimi nga detyra që Gjykata e Posaçme i ka bërë zv.kryeministres, është një masë e mjaftueshme. PD doli me një raport drejtuar Kuvendit ku kërkon që në seancë plenare të votohet pro heqjes së imunitetit të zv. kryeministres, ndërsa PS nga ana tjetër tha se mjafton masa që ka për hetimin dhe se raporti i tyre do të hartohet pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. SPAK u përfaqësua në këtë mbledhje nga tre prokurorë, drejtuesi i institucionit Klodian Braho si dhe dy prokurorët që po hetojnë zv.kryeministren, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Ndërsa zv.kryeministrja Balluku u përfaqësua nga Pamela Qirko dhe Ardian Kalija. 15:39 “PS nuk ra dakord që të aprovohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut”, Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: Po pengohet drejtësia Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të mandateve ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e SPAK, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për qëndrimin e 5 anëtarëve të PD-së në Këshill. Ai shprehu se avokatët e Ballukut ndihmuan sot Këshillin në përparimin drejt marrjes së një vendimi për kërkesën e SPAK dhe shtoi se në konkluzion 5 anëtarët e PS-së refuzuan ta aprovonin atë. 15:28 “Mjafton masa që ka për hetimin”, mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’, Balla: Raportin do ta hartojmë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se nga ana e tyre nuk ka pasur dakordësi me mënyrën sesi u soll raporti i PD, ku i kërkonte Kuvendit që të hiqte imunitetin e Belinda Ballukut. Balla tha grupi parlamentar i PS do të bëjë një mbledhje me më pas do të dalin me një raport në emër të 5 deputetëve socialistë, anëtarë në Këshillin e Mandateve, teksa shtoi se do duhet të respektohet kushtetuta, sa i takon prezumimit të pafajësisë. 14:14 “Balluku zbatoi masën e pezullimit, dorëzoi çdo dokument personal”, mbrojtja e zv. kryeministres në Këshillin e Mandateve: Nuk ekziston mundësia për prishjen e provave Po mbahet sot mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Mbrojtja e Ballukut gjatë mbledhjes, ka mohuar çdo mundësi për arratisje apo prishje provash nga ana e zv. kryeministres. 13:33 “Çfarë faktesh konkrete keni?” Zbardhen diskutimet e deputetëve të PS-PD në Këshillin e Mandateve me Prokurorët e SPAK për Ballukun Megjithëse me dyer të mbyllura, mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për shqyrtimin e kërkesës për SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku, janë mësuar detaje nga përballja e deputetëve të PS e PD me prokurorët. Gazetari I Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar pesë pyetjet që deputetët e PS-së i kanë bërë SPAK dhe që kanë të bëjnë me lidhjen që ekziston mes kërkesës së SPAK dhe vendimit të Kushtetueses si dhe faktet konkrete që Prokuroria ka për kërcënimin e dëshmitarëve. 13:09 U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Niko Peleshin: S’ka elementë të shpërdorimit të detyrës SPAK ka vendosur të mos fillojë hetime për kallëzimin e bërë nga Partia Demokratike ndaj Niko Peleshit, si kryetar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve. Peleshi u kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, por sipas burimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, SPAK pasi ka regjistruar kallëzimin dhe ka kryer verifikimit, nuk ka gjetur elementë të shpërdorimit të detyrës nga Peleshi.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23