Një ditë pasi dy luftanije të marinës amerikane kanë lundruar nëpër ujërat ndërkombëtare në ngushticën e Tajvanit, Kina u shpreh se është “gati për të mposhtur çdo provokim. Demonstrimin e forcës ndërkohë, nuk e bëri në territorin e saj, por në atë rus. Trupa kineze e mongole iu bashkuan stërvitjeve ushtarake në lindje të Rusisë. Pamjet e manovrave të pagëzuara si 'Vostok-2022', i transmetoi ministria ruse e mbrojtjes.