Pronarët e dy mjeteve kamion janë ndëshkuar me 2 masa administrative prej 13000 lekë secila nga Policia e Vlorës. Drejtuesit e tyre janë konstatuar gjatë monitorimit në kamerat e sigurisë duke qarkulluar në tunelin e Llogarasë pa siguruar ngarkesat e tyre, si dhe duke lëvizur në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për qarkullimin e mjeteve mbi 3.5 ton. Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda të respektojnë kufizimet për qarkullimin e mjeteve jashtë qendrave të banuara dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat dhe oraret e vendosura.