Brenda tre ditësh dy grabitës në Tiranë vodhën dy herë brenda një banese, duke lënë prova të mjaftueshme për policinë që t’i zbulojë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Two times". Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, Tiranë.