Vendimi i Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën ka përmbysur supozimet për paprekshmërinë e kufijve dhe e ka futur botën në një situatë krejtësisht të re, thonë ekspertë gjermanë të sigurisë. Sipas tyre, pushtimi i Rusisë jo vetëm që kërcënon sovranitetin e Ukrainës, por ka minuar të gjithë rendin gjeopolitik. "Sot pothuajse gjithçka është ndryshe, krahasuar me dje” - tha për DW politologu Johannes Varëick, nga universiteti i Halle.