Era e fortë dhe reshjet e herëpashershme të shiut kanë karakterizuar edhe këtë të martë në Durrës. Zona problematike vazhdojnë të ngelen lagjet periferike ku banorët po përballen me pasojat. Përvecc zonës së ish-kënetës dhe Porto Romanos, edhe zona e plazhit përballet me mjaft probleme. Uji ka vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe ka depërtuar në garazhe e një pjesë e bizneseve kanë ulur qepenat dhe kanë ndërprërë aktivitetin. Aty ku uji nuk është tërhequr vetë kanë ndërhyrë shërbimet e zjarrfikësve dhe ujësjellës kanalizimeve për të tërhequr ujin me pompa nga rrugët, banesat dhe bizneset për të kthyer normalitetin.