Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë orëve të para të ditës sollën probleme dhe këtë të martë në disa prej kryqëzimeve kryesore në rrugët e qytetit të Durrësit. Uji mbuloi përkohësisht rrugë dhe trotuare, duke e bërë të vështirë lëvizjen, veçanërisht për këmbësorët.