Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar në disa zona të vendit, duke përfshirë edhe rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin. Në hyrje të Durrësit, pranë një karburanti, uji ka mbuluar të dyja anët e rrugës, duke e bërë të pamundur lëvizjen normale të automjeteve.