Qytetarë të shumtë kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për të kaluar fundjavën në bregdetin e Durrësit. Ndonëse nuk ka nisur ende sezoni dhe çadrat janë të pakta, pushuesit po shfrytëzojnë hapësirën e lirë të brezit të rërës për banjo dielli, lojëra dhe shëtitje buzë detit. Nuk janë vetëm pushuesit ditorë. Pushuesve kryesisht nga Tirana dhe Durrësi u shtohen në fundjavë dhe ata Kosova e Maqedonia e Veriut, si dhe shumë turistë të huaj.