Tregtarët e fruta-perimeve kanë dalë në protestë paraditen e sotme në Durrës, duke kundërshtuar lëvizjen e tregut. Për shkak të rikonstruksionit të tregut në lagjen 12 tregtarët duhet të largohen tregun që t’i hapin rrugë punimeve. Tregtarët protestues shprehen se vendi që u ka caktuar bashkia për të ushtruar aktivitetin është i papërshtatshëm, pasi nuk plotëson asnjë kusht higjenik për tregtimin e fruta-perimeve.