Në prag të sezonit turistik, Universiteti dhe Bashkia e Durrësit po përpiqen të gjejnë rrugët dhe mekanizmat e duhur për të mbajtur në vend dhe të angazhuar përgjatë të gjithë vitit të rinjtë e specializuar në fushën e turizmit në funksion të zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm. Studentë të degës guidë turistike diskutuan me drejtues të drejtorisë së turizmit në bashkinë e Durrësit mbi paketat e reja turistike që do t'u ofrohen të gjithë atyre që do të zgjedhin Durrësin si destinacion të pushimeve të tyre këtë vit.