Edhe pse moti këtë të diel paraqitet kryesisht i kthjellët, situata në Durrës mbetet e vështirë për shumë familje. Në zonat e përmbytura, ka ende prani uji në oborre banesash, rrugë e rrugica, duke e vështirësuar kthimin në normalitet për banorët që prej ditësh përballen me pasojat e përmbytjeve dhe temperaturat e ulëta. Në zonën e Durrësit të Ri, strukturat e emergjencave civile, kryesisht shërbimi zjarrfikës, vijojnë të jenë në terren, duke përdorur pompa thithëse dhe duke ndihmuar familjet e prekura.