Çdo ditë, në gjykatën e Durrësit hapen dosje të reja divorci. Rreth 500 kërkesa për zgjidhje martese janë paraqitur deri tani, ndërsa viti nuk ka përfunduar ende. Një vit më parë u regjistruan 727. Mes tyre janë dhe martesat fiktive që bëhen vetëm për përfitime ligjore.