Në Portin e Durrësit, ditët e para të korrikut kanë nisur me fluks të shtuar lëvizjesh mes brigjeve të Adriatikut. Edhe masat për menaxhimin e pasagjerëve janë shtuar. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, përmes këtij porti kanë udhëtuar mbi 241 mijë pasagjerë, shifër që shënon një rritje prej 6.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.