Policia e Durrësit kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Finalizohet operacioni i koduar “Vllazërimi”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Në kuadër të këtij operacioni arrestohen në flagrancë 2 shtetas 17-vjeçar, të cilët qarkullonin me armë zjarri në makinë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, municion luftarak si dhe automjeti me të cilin po qarkullonin.