Në Durrës, policia kashkiake dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit kanë nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjektet private. Ndërhyrja po zhvillohet në bulevard, zonën pranë “Velierës” dhe në hyrje të qytetit, ku janë konstatuar prej kohësh zaptime të hapësirave publike.