Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Drejtoresha për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Valentina Superti, zhvilloi një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani, ku vlerësoi punën e deritanishme të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Superti theksoi se kjo luftë përbën një element kyç në përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.