Deputeti Vangjel Dule kërkoi interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e minoriteteve këtë të enjte në Kuvend, por ky i fundit ia kaloi fjalën ministres Elisa Spiropali, pasi nuk është i pranishëm në sallë. Dule nuk e pranoi këtë, duke thënë se minoritetet nuk janë në agjendën e prioriteteve për Ramën. Ai kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla që të zhvillohet në një moment tjetër kjo interpelancë