Top Channel/ “Duhet ta themi me zë të lartë agresorin”/ Rama në KS: Shqipëria qëndron krah Ukrainës
20/09/2023 21:47

Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë nga takimi në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit, u shpreh se të gjithë duhet të kuptojmë kush është agresori dhe viktima në luftën në Ukrainë. Sipas Ramës, do të ishte fyese për këtë organizatë, nuk do të pranohej me zë të lartë se shkaktare e luftës është Rusia, një nga anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit. “Zelensky, jam mirënjohës për praninë tuaj këtu. Kush mund ta përfytyronte që në dekadën e tretë të shekullit 21, një luftë shkatërrimtare e nisur nga një anëtar i përhershëm i këtij këshilli, po kërcënon me uri qindra miliona njerëz. Do të ishte fyese për inteligjencën e kësaj organizate nëse nuk pranojmë me zë të lartë kush është agresori. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtetë, jo vetëm po zhgënjejmë Ukrainën, por nuk po përmbushim përgjegjësinë tonë. Po tradhtojmë fëmijët tanë nga të gjitha anët. Si mund kemi pikëpamje të ndryshme mbi atë që është agresori dhe atë që është viktimë. Abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos e ka mbajtur peng këtë këshill, por nuk e ka lënë në heshtje” Për të shpjeguar se lufta dëmton të gjitha palët, kryeministri solli si shembull Kosovën: “Ballkani Perëndimor na rikujton rrugë e mizorisë që mund të na sjellë dhe kostot që ka për të gjithë, përfshirë edhe autorët. Historia ka treguar se ata që e kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre, kanë përfunduar të penduar. Pavarësisht sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si preteks për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm. Nëse paqja që zgjat në rajonin tonë është e prekshme, është si pasojë e mësimeve të nxjerra”. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, të qëndrojë krah Ukrainës, theksoi në fund të deklaratës Ramës, që iu rikthye më pas detyrës si President i Këshillit të Sigurimit.

Top News – Klientët dhunojnë pronarin! Vlorë, tre persona bëjnë për spitali të zotin e një restoranti
29/03 20:30
Top Channel/ Toka rrezikon të kthehen kënetë! Fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje
29/03 19:51
Top Channel/ Turizmi, 5.27 mld euro të ardhura! Rekord nga turistët në 2025
29/03 19:46
Top Channel/ Rritet “bileta” e kamionit për Angli, kalimi ka shkuar deri në 20 mijë sterlina
29/03 19:40
Top Channel/ Berisha: Të ulet taksa për naftën! Qytetarët ta godasin Ramën me vezë
29/03 19:32
Top Channel/ Kërcënon klientët me armë në lokal dhe godet pronarin, e pëson keq i riu në Kavajë
29/03 19:20
Top News – Magazina e hashashit në Shijak. 4 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE
29/03 18:33
Top Channel/ “Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit”, Berisha: Mbrojnë kompanitë, jo…
29/03 18:18
Top Channel/ U fut i armatosur në lokal, kanosi klientët e goditi pronarin, në pranga 28-vjeçari
29/03 18:17
Top Channel/ Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
29/03 18:13
Top News – Pas debateve me Ramën e Ismailin. Spiropali, mesazh ‘të koduar’ në rrjetet sociale
29/03 16:49
Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30
Top News – ‘Bordi mbron qytetarët’. Rama: Çmimet i vendosim sipas lëvizjeve në bursë
29/03 13:58