Në të gjitha progres raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë, theksohet roli i rëndësishëm që merr opozita në proceset e integrimit. Natyrshëm në Bruksel situata në PD është duke u ndjekur me interes. Ana Pisonero zëdhënëse e Komisionit Europian e pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, për atë që është duke ndodhur në PD, thotë se komisioni nuk komenton apo përfshihet në çështje të brendshme të kësaj force politike.