Top Channel/ “Duhet dialog dhe diplomaci”, Trump bisedon me kryeministrin britanik dhe atë izraelit
14/06/2025 12:06

Zyrtarë amerikanë thanë se po ndihmonin Izraelin të mbrohej ndaj sulmeve me raketa, megjithëse Uashingtoni këmbënguli se nuk kishte lidhje me sulmet izraelite ndaj Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump ra dakord në një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer se “dialogu dhe diplomacia” ishin të nevojshme për të qetësuar krizën, tha zyra e Starmer. Trump gjithashtu foli me kryeministrin izraelit, sipas zyrtarëve amerikanë, pa dhënë detaje. Breshëritë e raketave iraniane erdhën si përgjigje ndaj sulmeve intensive izraelite të premten që vranë disa nga gjeneralët më të lartë iranianë dhe pjesën më të madhe të drejtuesve të Forcës Ajrore të Gardës Revolucionare. Agjencia iraniane Tasnim tha se gjashtë shkencëtarë bërthamorë ishin gjithashtu mes të vrarëve. Izraeli bombardoi objektet bërthamore të Iranit, përfshirë objektin kryesor nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Natanz, në Iranin qendror. Izraeli tha se kishte dëmtuar centrifugat e pasurimit në objektin, por Irani tha se shumica e dëmit ishte në sipërfaqe dhe nuk kishte pasur viktima. Konflikti hodhi dyshime mbi planet për një raund të ri bisedimesh bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Oman të dielën. Pas valës së parë të sulmeve të premten, Trump i bëri thirrje Iranit të “arrijë një marrëveshje”, duke shtuar se Uashingtoni “shpreson të rikthehet në tryezën e negociatave.” Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore e kanë akuzuar vazhdimisht Iranin për përpjekje për të ndërtuar një armë bërthamore — një synim që Irani e ka mohuar vazhdimisht. Netanyahu tha se inteligjenca izraelite kishte përfunduar se Irani po i afrohej “pikës së pakthyeshme” në programin e tij bërthamor. Aktualisht, Irani pasuron uranium në nivelin 60%, shumë mbi kufirin 3.67% të vendosur nga marrëveshja e vitit 2015 me fuqitë botërore, por ende poshtë pragut 90% të nevojshëm për një armë bërthamore.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02