Top Channel/ Dueli me Ukrainën, Sylvinho: Luajmë për të fituar, ja pse është e komplikuar
18/11/2024 19:59

Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve me Ukrainën në “Arenën Kombëtare”, aty ku objektiv kryesore është vetëm fitorja dhe pavarësisht kësaj nuk është e sigurtë nëse kjo fitore do të na vlejë apo jo për të arritur objektivin si të parët e Grupit, një synim që nuk është më ekskluzuivisht në dorën tonë. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka folur për mediat duke treguar se çfarë pritet nga kjo sfidë. Ismajli ka shënuar gol të rëndësishëm për ne me Ukrainën, çdo ndeshje është e ndryshme nga njëra-tjetra. E kemi thënë para tre muajsh që është i vetmi grup që mund të ndodhë çdo gjë, të gjitha kanë bërë Europianin, kanë lojtarë të fortë dhe kanë bërë mirë. Çdo ndeshje është e ekuilibruar. Por ne përgatitim ndeshjen për të fituar, me gjithë respektin për Ukrainën, është teknikisht shumë e fortë. Ne jemi në shtëpi, luajmë me njerëzit tanë. Më tej tekniku brazialian shton. Unë them gjithmonë që ndeshja e dytë është e vështirë, se janë pak ditë për të përgatitur, mbi të gjitha rikuperimi. Duhet ta kuptojmë situatën, sot kemi stërvitje, nesër kemi një ndeshje për të parë deri pasdite e kuptuar nëse janë rikuperuar 100%. Nëse Tuci është 100% ka mundësi të shkojë në ndeshje. Unë flas gjithmonë me lojtarët, por zgjedhjen pastaj e marr unë. Asani ka bërë rezonancë magnetike dhe duhet vlerësuar. Ai ka mundësi, të shohim, duhet të presim. Sëbashku me trajneri në konferencën për shtyp ishte kapiteni Ardian Ismajli. “E dimë që tani është më vështirë, nuk varët vetëm nga ne por edhe nga rezultati i Çekisë. Ne do futemi vetëm për fitore, rrugë tjetër nuk ka. Shpresoj të kemi fat dhe ta mbyllim në vendin e parë. Fortesa e “Air Albania” është ajo ku kemi pësuar vetëm një gol e një humbje në dy vitet e fundit, ajo ndaj Gjeorgjisë. Avantazhi i tifozëve është jashtëzakonisht i madh. E patë edhe vetë të shtunën se çfarë përkrahje kemi pasur. Jam i sigurt që do të kemi nesër edhe mbështetje më të madhe dhe do të kënaqemi me një fitore. Shqipëria do të presë Ukrainën mbërmjen e së martës, ku sërish stadium është krejtësisht I ezauruar dhe të gjtihë mbështetësit ekombëtares që nuk kanë mundur të jenë në stadium do të kenë shansin ta shohin këtë ndeshje drejtpërdrejtë në Digitalb nga ora 20:45.

Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46