Me rritjen e kostos së jetesës, Dubai ka nisur shpërndarjen e bukës falas për të varfrit. Emirati i pasur i Gjirit, i njohur dhe si vendi i i rrokaqiejve që ngrihen mbi shkretëtirë, e importon pothuajse të gjithë ushqimin e tij. Ndaj ishte i pashmangshëm ndikimi i rritjes së shpejtë e çmimeve të konsumit, një prirje globale kjo e përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës.