Shpërthimi me tritol në banesën e deputetit Xhelal Mziu, për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, është një akt terrorizmi, që ka për qëllim t’i mbyllë gojën opozitës. Kreu i opozitës Sali Berisha drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se do të mbajë përgjegjësi për shpërthimin.