Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se sulmi në veri ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u krye nga një grup profesional dhe mirë i organizuar. Ndër të tjera Hovenier, në deklaratën e dhënë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, i ofroi mbështetje të plotë institucioneve të Kosovës për ta zbardhur rastin.