Këngëtarja Dua Lipa në një konferencë për shtyp së bashku me babain e saj Dukagjin Lipa dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, foli për projektet e saj në muzikë dhe punët në bamirësi në Shqipëri dhe Kosovë. Dukagjin Lipa: Kënaqësi të jemi këtu me ftesën e kryetarit, që e konsideroj mik personal, që në 2016 kemi bashkëpunuar, ne jemi proces të hapjes në Prishtinë të një fondacioni ku artistë e rinj do kenë mundësi të eksplorojnë aftësitë e tyre, urojmë ta kemi një të tillë edhe në Tiranë ndoshta në 2022. Ishte kënaqësi që Sunny Hill Foundation të jetë pjesë e saj.